Site icon Telegrafi

Vdekja e katër anëtarëve të familjes Ramadani në aksident trafiku – nesër ditë zie në Shtime

Kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Në vendimin e kryetarit Ismajli bëhet e ditur se të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë do të pezullohen dhe të gjithë flamujt e vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

Lexo po ashtu Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona

Ndryshe, në aksidentin e sotëm në Koshare të Ferizajt janë lënduar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve pas trajtimit në QKMF në Ferizaj janë liruar për në shtëpi, ndërsa një tjetër person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

Lexo po ashtu Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga ngasësit e dy automjeteve që ishin pjesë e aksidentit të trafikut.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shprehur tronditjen e tij lidhur me rastin dhe ka kërkuar zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te ngjarja tragjike./Telegrafi.

Exit mobile version