Site icon Telegrafi

Vdekja e Kabashit mbetet misterioze

Naciolalbania njofton se miqtë e sportistit nuk besojnë të ketë qenë vetëvrasje, pasi sipas tyre, ai ishte shumë i dhënë për jetën dhe afirmimin. Ndërkohë, prokurori i krimeve ka urdhëruar bërjen e një autopsie, e cila do të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kabashi, duke theksuar se pasioni dhe vullneti i tij për të qenë një sportist kulminant deri në nivelin e kampionit botëror, duhet të na bëjë krenarë të gjithëve.

“Lufta e tij për të arritur sukseset më të mëdha në sportin që e deshi është një shembull shumë i mirë për të gjithë ata të rinj e të reja në cilindo sport. Me punën dhe të arriturat e tij në një moshë të re, ai do të jetë përherë në mendjet tona”, thuhet në telegramin e ministrit.

Besim Kabashi, ishte 35 vjeç dhe mbante titullin kampion bote në Thaibox, ka lindur në Gurrakoc të Istogut e njihej për sukseset e tija në këtë sport luftarak ku dhe ngriti karrierën e të tij në Gjermani. Ai ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka fituar 35 prej tyre duke lënë gjurmë të pashlyera në Thaibox. Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në Thaibox e nisi në moshën 17 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version