Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerman, Horst Kohler.
Sejdiu shkruan në Facebook se Kolher ishte ai që nënshkroi letrën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermani.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë përjetova lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Republikës Gjermane Horst Köhler, liderit të çmueshëm të popullit gjerman i cili gjatë. Presidencës së tij u veçua me urtësi të jashtëzakonshme duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në dobi të popullit gjerman dhe vendit të tij të dashur”
“Presidenti Köhler, ishte një mbështetës i pa dilemë i Kosovës dhe popullit të saj në periudhën “më dinamike që i kishim në kohët e shpalljes së Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës”.
Kam pasur privilegjin që të pranoj letrën e njohjes së Republikës së Kosovës nënshkruar nga Ai në të cilën letër ai shprehë mbështetjen e fuqishme të Republikës së Kosovës duke garantuar ndihmën e pa rezervë në në shumë drejtime”.
“E veçantë dhe e paharrueshme ishte ftesa që më bëri në majin e vitit 2010 për të realizuar vizitën shtetërore në nivelin më të lartë. Vullneti i tij për të ndihmuar Kosovën ishte domethënës. Marrëdhëniet me Republikën e Gjermanisë janë në nivel të admirueshëm”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/