Telegrafi

Vdekja e ish-deputetit të PD-së, reagon Edi Rama

Vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bodgani, ka shokuar skenën politike atje.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.

Ish-deputeti Gerti Bodani, vdiq sot në moshën 44 vjeçare.