Telegrafi

Vdekja e gruas së Adrian Krasniqit, Haradinaj: E njohja në kohëra të vështira, ka dhënë kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët e tashmë se ndjerës bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi, Merita Mehmetaj.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Meritën ka pasur rast që ta njoh në kohëra të vështira.

Ai tregoi se tashmë e ndjera dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi. Meritën, kisha rastin ta njoh në kohërat e vështira. Bashkë me Adrianin derisa vepronim për çlirimin e Kosovës, ajo dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Meritë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/