Gjatë ditës së djeshme jetën e ka humbur edhe një foshnje 3-javështë.
Foshnja e gjinisë femërore ishte e infektuar me coronavirus.
Foshnja ishte pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me datë 28 gusht pas dyshimeve që kishte shprehur pediatri i saj.
Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se gjendja e foshnjës kur ishte pranuar ishte e rëndë.
“Në momentin që është pranuar në klinikën tonë i është bërë testi dhe ajo është konfirmuar pozitive. Gjendja e foshnjës qysh në fillim që është pranuar ka qenë e rëndë dhe ka kërkuar mbështetje me respiratorë. E kemi vendosur në ventilim mekanik. Në vijim gjendja vazhdimisht ka qenë e rëndë, derisa dje pasdite përkundër kujdesit intensiv ajo ka ndërruar jetë”.
Gjendja shëndetësore e nënës së foshnjës sipas Ismailit paraqitet stabile.
“Nga informatat që kemi, del se familja e foshnjës ka qenë e infektuar me coronavirus ndërkohë që edhe foshnja ka rezultuar pozitiv. Gjendja e nënës së foshnjës është stabile. Në testet e dyta familja tashmë ka rezultuar negative në coronavirus, por foshnja edhe në testin e dytë kishte rezultuar pozitive”.
Në vazhdimësi profesionistët shëndetësor kanë bërë thirrje që të vaksinohen edhe shtatzënat dhe gji-dhënëset.
Sipas tyre procesi i vaksinimit nuk ndikon në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre./Telegrafi/