Nga Klinika për Fëmijë në Shkup njoftojnë se janë pezulluar nga puna dy mjekët për të cilët është konstatuar se kanë bërë lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë.
“Në bazë të Raportit të Komisionit për mbikëqyrje profesionale i formuar na Ministria e Shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disiplinore dhe lëshoi fletëparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disiplinore për shkelje disiplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specialist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024″.
“Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specialistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disiplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura disiplinore”, thuhet në njoftimin e Klinikës për Fëmijë.