Telegrafi

Vdekja e Emiliano Sala: Cardiffi i dërgon informacione prokurorëve francezë për përfshirjen e Nantesit

Cardiff City u ka dorëzuar disa dokumente prokurorëve francezë në lidhje me Emiliano Sala për të ndihmuar në vendimin nëse Nantes do të përballet me procedura penale për vdekjen e ish-lojtarit të tyre.

Sulmuesi argjentinas vdiq kur aeroplani që barte atë në Uells u rrëzua në det janarin e vitit të kaluar pasi ai ishte duke u përgatitur për të nënshkruar kalimin në Cardiff nga klubi i Ligue.

Trupi i Sala u zbulua në ujërat pranë Ishujve Channel për dy javë pasi avioni u zhduk – ndërsa mbetjet e pilotit David Ibbotson nuk janë gjetur kurrë.

Lexo po ashtu "Gjithmonë në mendimet tona" - Bota e futbollit nderon Emiliano Salan pasi trupi i tij gjendet i vdekur në rrënojat e aeroplanit

Cardiff dhe Nantes kanë qenë në mosmarrëveshje për pagesën e tarifës së transferimit prej 15 milionë funtesh për të cilën ata ranë dakord, pasi klubi nga Uellsi ka argumentuar se nuk kanë përgjegjësi sepse ai nuk ishte zyrtarisht lojtari i tyre kur u rrëzua avioni.

Ky klub tani ka bërë thirrje për një hetim për të përcaktuar nëse klubi francez duhet të mbahet përgjegjës penalisht.

“Cardiff City ka qenë i qartë përgjatë 12 muajve të fundit se kërkohet një hetim i plotë i fakteve që çojnë deri në tragjedi”, ka thënë fillimisht një zëdhënës i klubit.

“Jo vetëm për të kuptuar plotësisht se çfarë çoi në rrëzimin e aeroplanit Piper PA-46 Malibu, por për t’iu përgjigjur pyetjeve më të gjera që janë theksuar në këtë rast, veçanërisht të lidhura me përdorimin e fluturimeve të paligjshme në industrinë e futbollit dhe rolin e ndërmjetësit në transferimet e lojtarëve”.

“Si rezultat i hetimit tonë ne besojmë se ka prova të mjaftueshme për keqbërje që kërkon hetim nga autoritetet franceze të atyre që janë përgjegjës për rregullimin e transferimit në emër të FC Nantes dhe për rregullimin e fluturimit”.

Lexo po ashtu Motra e sulmuesit Sala vjen me postim prekës: Shpirti yt do të shndrit përgjithmonë në shpirtin tim, të dua Tito

“Prandaj, ne i kemi kaluar informacionet në Parkquet de Nantes për të ndihmuar përpjekjet e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të vërtetuar faktet e plota dhe t’i përmbahemi çdo vendimi përfundimtar mbi detyrimin tonë financiar në transferim”.

Nantes, i cili ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje në vdekjen e Sala, veshi një fanellë si kujtim ndaj ish-lojtarit të tyre gjatë ndeshjes të së dielës në ligë kundër Bordeuax. /Telegrafi/