Site icon Telegrafi

Vdekja e dy të moshuarve në Dropull, Salianji në Kuvend: Mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerr

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, ka kërkuar një interpelancë me ministrinë e Brendshëm, Taulant Balla, për sigurinë në vend.

Fjalën e tij në Kuvend, Salianji e nisi me ngjarjen e ndodhur në Dropull, ku janë gjetur të pajetë dy të moshuar, të cilët sipas policisë, janë dhunuar. Salianji ngriti shqetësimin se policia nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për rastin.

Salianji thekson se vjedhjet, grabitjet dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerre për qytetarët.

Lexo po ashtu E rëndë në Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup

“Vdekja e dy të moshuarve në Dropull. Policia thotë për shkak të dhunës ndaj tyre. Vjedhjet, grabitjet dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerre për qytetarët. Prej vitesh, situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë. Ministria e Mbrojtjes duket se është e pafuqishme për të reaguar për çdo rast”, tha Salianji. /Telegrafi/

 

Exit mobile version