Telegrafi

Vdekja e dy personave në aksidentin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, reagon Bulliqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pas kësaj tragjedie, ka reaguar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, humbin jetën dy persona

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërkaq të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera.  Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/