Futbollisti i kombëtares italiane dhe Fioretinës, Davide Astori, kishte ndërruar jetë me 4 mars të këtij viti.
Ai u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Udine, më 4 mars, kur ishte i grumbulluar me skuadrën e tij.
Po sipas mediave italiane, Prokuroria e Firences po heton për “vrasje me dashje” dy mjekë italianë Ata vijnë nga spitalet e Firences dhe Kalarit që janë nën hetim.
Hetimi i bërë nga prokurori i Firences për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës, ka nxjerrë rezultate se të dy profesionistët e fushës duhej të ishin kujdesur për aftësinë shëndetësore të futbollistit.
Hetimi, gjithashtu, ka të bëjë me një mjek, që shërbente në klubin e Cagliarit në vitet kur Astori luante atje, para se të kalonte te Roma dhe pastaj te Fiorentina.
Sipas medias italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore te dy mjekët, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publikë, një vit para se të ndodhte tragjedia.
Nga kontrollet mjekësore është vërejtur se zemra e tij nuk funksiononte mirë. Ish-mbrojtësi u gjet i vdekur në orën 09:30, në dhomën e hotelit, ku ishte me ekipin.
Bota e futbollit u trondit ato ditë.
Italia ishte në lot, ndërsa në funeral morën pjesë me mijëra njerëz. /Telegrafi/