Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare themeluesi i “Playboy”, Hugh Hefner.
Ky i fundit ka vdekur nga shkaqet natyrore në shtëpi ka konfirmuar “Playboy Enterprises”.
Vdekja e shefit të “Playboy” ka mërzitur edhe modelen e njohur shqiptare, Vildane Zenelin.
Bukuroshja Zeneli me të parë lajmin për vdekjen e Hefner duket se është pikëlluar shumë.
Ajo në llogarinë personale në Instagram ka shpërndarë lajmin e vdekjes së Hugh.
“RIP Hugh Hefner”, kishte shkruar Vildanja duke lënë edhe një “emoji “ teksa tregon se është mërzitur. /Telegrafi/