E ëma e Alexei Navalnyt nuk ka arritur të marrë trupin e tij të pajetë pas vdekjes në burg, ka bërë të një anëtare nga opozita ruse, shkruan BBC.
Kira Yarmysh, tha se nënës së tij Lyudmila, i është thënë se trupia do t’i dorëzohet pas përfundimit të ekzaminimeve, transmeton Telegrafi.
Por ekipi i Navalnyt beson se vrasja e tij ka ndodhur me urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin.
Nga ky grup është bërë e ditur se rreth 400 rusë, që e kujtonin Navalnyn janë arrestuar nga policia.
Në anën tjetër, qeveritë perëndimore se autoritetet ruse po gënjejnë për vdekjen e papritur të 47-vjeçarit, derisa ministrat e Jashtëm të grupit G7 i kanë bërë thirrje Rusisë “të qartësojë urgjentisht” rrethanat.
Putin deri më tani nuk ka komentuar publikuar vdekjen e Navanlnyt, që kur nga burgu kanë njoftuar se ai ishte dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Nga Kremlini kanë njoftuar se presidenti është njoftuar lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen e Navalnyt.
Ministria e Jashtme ruse ka refuzuar të jap ndonjë vlerësim lidhur me shkakun e vdekjes, gjatë një takimi me zyrtarë britanikë. /Telegrafi/