Telegrafi

Vdekja e aktorit Matthew Perry – policia nis hetimet dhe arreston një person nën dyshimet se i shiti ketaminë

Një person është arrestuar në Kaliforninë Jugore në lidhje me vdekjen e Matthew Perry, i cili u gjet i vdekur në pishinë në shtëpinë e tij në tetor të vitit të kaluar.

Policia zbuloi tre muaj më parë se po hetonte me autoritetet federale se ku Perry mori ketaminë, një anestetik me veti psikodelike, të cilën e kishte tepruar.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Angelesit ia atribuoi vdekjen e aktorit “efekteve akute të ketaminës”. Është një medikament që përdoret prej dekadash si medikament, por edhe si trajtim alternativ për depresionin.

Një numër në rritje klinikash në Amerikë e ofrojnë atë me infuzion ose injeksion për pacientët me probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Hetimi i Departamentit të Policisë së Los Angelesit për mbidozën me ketaminë të Perry-t zbuloi përfshirjen e një personi tjetër, raporton InTouch.

Gruaja ende e paidentifikuar, e cila është gjithashtu një personazh i famshëm, thuhet se nuk përdor më narkotikë, por ishte një “farmaci në këmmbim”, sipas burimit.

Fotot thuhet se janë shfaqur që tregojnë atë dhe Perry në zyrën e mjekut që po i përshkruante ketaminë. /Telegrafi/