Site icon Telegrafi

Vdekja e aktorit Art Kurti, gjendet një armë zjarri në vendin e ngjarjes

Art Kurti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ku është gjetur i vdekur Art Kurti është gjetur një armë zjarri-pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Policia në njoftimin për media thekson se Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Lexo po ashtu Ndërron jetë aktori i njohur i "O Sa Mirë", Art Kurti

“Më datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin ‘Hetim i vdekjes'”, thuhet në njoftim.

“Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version