Site icon Telegrafi

Vdekja e 8-vjeçares nga Gostivari në Shqipëri, Kasami i shpreh ngushëllime familjes Deari

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shprehur ngushëllime deri tek familja Deari nga Gostivari pasi vajza 8 vjeçe nga kjo familje gjatë ditës së djeshme humbi jetën nga një aksident në rrugën Elbasan-Peqin në Shqipëri. Vajza e ndjerë është vajza e profesoreshës Trëndëlina Deari nga Gostivari, e cila sipas Kasamit është ende në spital.

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për profesoreshën e nderuar Trëndëlina Deari – njëherit edhe kryetare e forumit të gruas të Lëvizjes BESA në Gostivar për vdekjen e vajzës së saj të vogël në një aksident trafiku. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Deari dhe jemi me zemër tek ju në këto momente të rënda. Profesoreshës Trëndëlina i urojmë shërim të shpejt dhe lusim Zotin e madh që engjullin e vogël ta bëj banore të parajsës, ndërsa familjes Deari u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe Zoti t’u jep durimin. Prehu në paqe Andina e vogël!”, ka shkruar Kasami.

Exit mobile version