Site icon Telegrafi

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, kërkohet hetim i plotë

Foto: Ilustrim

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për vdekjen e katër turistëve në një hotel në Qerret të Kavajës.

Kjo Ambasadë shkruan se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet ligjzbatuese.

“Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Kavajë, katër shtetas rus gjenden të vdekur në një hotel

Viktimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.

Dyshohet se shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia. /TCH/

Exit mobile version