Site icon Telegrafi

“Vdekja dhe Vasha” në Skupi Fest

Në këtë festival me karakter garues, shfaqja “Vdekja dhe Vasha” përfaqëson Kosovën, dhe do të paraqitet ditën e enjte, më 4 nëntor.

“Vdekja dhe Vasha” është dramë psikologjike e autorit kilian Ariel Dorfman, e cila është punuar në shumë teatro nëpër botë, madje është bërë edhe film nga regjisori i njohur Roman Polanski në vitin 1994, në të cilin luajnë aktorët e njohur, Sigourney Weaver, Ben Kingsley dhe Stuart Wilson.

Në versionin ‘kosovar’ të “Vdekja dhe Vasha” regjinë e ka bërë Fatos Berisha ku luajnë aktorë të njohur kosovar si Yllka Gashi, Shkumbin Istrefi e Luan Jaha. Shfaqja është kamertale dhe publiku është i vendosur në skenë. Tema e kësaj shfaqje ka në qendër një grua me një të kaluar shumë të dhimbshme, e cila jeton mes të kaluarës dhe të tashmes. /Telegrafi/

Exit mobile version