Site icon Telegrafi

Vazot e thyera kthehen në ekspozitë

Vazot nga porcelani të Dinastisë Qing, ishin thyer në janar të vitit 2006, kur Nick Flynn ishte përplasur mbi to, në muzeun Fitzwilliam në Cambridge.

Restauruesi i famshëm i qeramikës, Penny Bendall, nga Suffolk, ka punuar gjashtë muaj të plotë në restaurimin e pjesëve të vazove, ka njoftuar BBC. Ato tash do të ekspozohen në një bazament të posaçëm.

Këto tri vazo janë pjesë e një kompleti prej pesë vazosh, që vlerësohet në rreth 200.000 deri në 300.000 funte.

Exit mobile version