Telegrafi

Vazon e thyer që e mbajti për 11 vjet në garazh dhe donte ta falte për bamirësi, e shiti për shumën marramendëse (Foto)

Anne Beck nga Sussex i Anglisë, që donte ta falte një vazo të thyer për bamirësi, e shiti për 100 mijë euro.

Pensionistja 83-vjeçare, e kishte trashëguar këtë ornament të lashtë nga gjyshi, i cili ishte një riparues, por kurrë nuk e mori mundin ta rregullonte, transmeton Telegrafi.

E turpëruar ta vendoste diku në shtëpi, e mbaji për 11 vjet në garazh, megjithëse e dinte se ka vlerë. Derisa vendosi ta falte për bamirësi.

Vazoja e lashtë

Por, në një pikë grumbullimi të gjërave për bamirësi, një punonjës i tha ta shiste, sepse mund të fitonte deri në 200 euro.

Ekspertët kanë gjetur se kjo vazo, në të cilën shfaqet një perëndi që jeton mbi re, është punuar gjatë vitit 1700, ndërsa ishte dhuruar perandorit Qianlong.

Detajet e punuara me dorë

Atë e vendosën në një ankand gjermano-kinez, ku oferta maksimale arriti deri në 98,500 euro.

“Ende jam e mpirë, pasi mendova se do të fitoj vetëm 200 euro. Kurrë nuk kisha menduar se do të kem kaq para dhe gjithçka ndodhi papritmas”, ka thënë Beck.

Viti 1700 i shkruar poshtë

Sikur vazoja të mos ishte e thyer, vlera saj do të kapte edhe disa miliona euro. /Telegrafi/