Site icon Telegrafi

Vazoja kineze shitet për mijëra herë më shumë se çmimi fillestar! (Foto)

Vlera e vazos, vlera e së cilës vlerësohet në më së shumti 800 franga zvicerane (afër 700 euro), është shitur për pesë milionë franga (4,3 milionë euro) gjatë një shitje në Gjenevë.

Sipas asaj që shkruajnë medait e huaja, përcjell Telegrafi, vazo është e lartë 58 centimetra.

Ajo thuhet se i takon shekullit të 20-të, por ka një shenjë të periudhës Qianlong nga shekulli i 18-të.

Vazoja përshkruan tre dragonj blu në një sfond të verdhë.

Shtëpia e shitjeve Encheres tregoi se ishte e vështirë të përcaktohej se nga cila kohë përkonte saktësisht.

Çmimi përfundimtar ishte mijëra herë më shumë se vlerësimi i katalogut. E blerësi, nga Azia, ishte në dhomën e ankandit, ndërsa konkurrenti i tij konkurronte me telefon.

Më parë, statuja e Budës u shit për 550,000 franga zvicerane (474,788 euro). /Telegrafi/

Exit mobile version