Site icon Telegrafi

Vazhdonte ta donte ish-të dashurin që e kishte tradhtuar, angazhon një aktore që ta josh dhe të bindet nëse ka ndryshuar – zhgënjehet me veprimet e tij (Video)

Një vajzë e re e cila ishte ndarë nga i dashuri i cili e kishte tradhtuar me tjetrën, duket se nuk e kishte harruar atë pavarësisht faktin çfarë i kishte bërë.

Dhe kështu një ditë kishte kërkuar ndihmën e ekipit “To Catch a Cheater” që ta ndihmojnë në realizimin e një kamere të fshehtë, transmeton Telegrafi.

Ajo dëshironte të bindej nëse ai ka ndryshuar për të mirë, dhe nëse po, t’i kthehet pasi e donte shumë.

Lexo po ashtu Dyshonte se bashkëshorti po vraponte pas tjerave, angazhon një aktore dhe ekipin e kamerës së fshehtë për të hequr dilemën (Video)

Dhe mendoi se mënyra më e mirë për tu bindur ishte realizimi i një kamere të fshehtë, ku në rolin kryesor do të luante një vajzë e bukur e cila e josh në rrugë.

Ai nuk ishte në dijeni që çdo veprim i tij do të analizohet në përpikëri, dhe se ky takim me zeshkanen simpatike do ta përcaktonte fatin e ish-të dashurës së tij.

Derisa aktorja e ndal në rrugë dhe fillon të bisedojë me të, ai dukej shumë i qetë dhe në një moment ajo e pyet nëse ka dëgjuar ndonjëherë për “puthjen braziliane”, ndërsa përgjigja e tij ishte “jo”.

Lexo po ashtu Vuri në provë besnikërinë e partnerit, u zhgënjye keq kur e pa se ai shkoi në shtrat me tjetrën (Foto/Video)

Reagim ky që e shtyri aktoren t’i tregoj për çfarë bëhet fjalë duke i dhuruar një puthje të zjarrtë. Por ky veprim e bindi ish-të dashurën e tij se ai nuk ka ndryshuar fare dhe se do të vrapoj pas secilës femër që i afrohet. /Telegrafi/

Exit mobile version