Site icon Telegrafi

Vazhdon zhvendosja e refugjatëve nga Idomeni

Në Idomeni edhe sot vazhdon operacioni i zhvendosjes së refugjatëve dhe emigrantëve nga kampi i improvizuar në Qendrat tjera për vendosje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet greke njoftuan që më tepër se tre mijë refugjatë deri më tani janë zhvendosur me autobusë pa asnjë problem në qendrat tjera për vendosje në Greqinë e Veriut.

Qëllimi i autoriteteve është që urgjentisht të lirohet hekurudha Greqi – Maqedoni e cila është e bllokuar tashmë 70 ditë, ndërsa humbjet e hekurudhave greke shënojnë humbje milionëshe.

Udhëheqësia e „TrainOse“ njoftoi se pret që gjatë dhjetë ditëve në vijim të normalizohet situata në orarin e udhëtimeve./Telegrafi/

Exit mobile version