Site icon Telegrafi

Vazhdon zgjerimi i “Albi Mall”, objekti kalon 100 mijë metra katrorë dhe ofron brendet e njohura botërore (Video)

Qendra më e madhe tregtare në Kosovë, “Albi Mall” është zgjeruar me dyqane shtesë, duke e bërë një objekt gjigant, i cili i kalon 100 mijë metra katrorë.

Këtë e ka bërë të ditur  për media, Noria Humolli, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në “Albi Mall”.

Ajo ka thënë se në pjesët e zgjeruara, respektivisht në dyqanet e kësaj qendre do të ofrohen disa nga brendet më të njohura botërore.

“Me këtë zgjerim hapësira ka arritur në mbi 100 mijë metra katrorë dhe janë punësuar rreth 2500 punëtorë. Ky punësim do të ndikojë edhe në zvogëlimin e papunësisë së Kosovës”, ka shtuar Humolli.

Ajo ka theksuar se me zgjerimin e ri të kësaj qendre, konsumatorëve kosovarë sipas saj, po ju ofrohet një mundësi për blerjen e brendeve botërore, pa pasur nevojë t’i kalojë kufijtë e shtetit.

“Me këtë zgjerim ‘Albi Mall’, mbetet vendi i familjes tuaj dhe sjellë botën më afër jush”, ka shtuar Humolli. /Telegrafi/

Exit mobile version