Site icon Telegrafi

Vazhdon vjedhja e naftës në QMF të Gjakovës, mungojnë edhe 400 litra në Ponoshec

Foto: Arkiv

Në fshatin Ponoshec të Gjakovës është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare mungojnë rreth 400 litra naftë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe po merren me rastin.

“Fsh. Ponoshec, Gjakovë, 04.11.2021-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në qendrën e mjekësisë familjare mungojnë rreth 300-400 litra naftë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndryshe, për vjedhjen e rreth 2 mijë litrave naftë në Qendër të Mjekësisë Familjare në Gjakovë policia ka njoftuar edhe gjatë ditës së enjte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga rezervuarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë në dy raste është raportuar se janë vjedhur nga 1 mijë litra naftë.

Lexo po ashtu Vidhen 2 mijë litra naftë në QMF të Gjakovës, policia nis hetimet

Sipas raportit të PK-së, të dy rastet kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë, me një diferencë prej 1 orë.

“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30.  Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu rasti tjetër që është duke u hetuar për të njëjtin dyshim në Gjakovë.

“Gjakovë 03.11.2021 – 14:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version