Telegrafi

Vazhdon vizita e shefit të forcave të armatosura të Sllovakisë

Shefi i  shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Sllovakisë, gjenerali Milan Maksim, sot do ta vizitojë Qendrën për trajnim të pilotëve dhe rajonin e Kullës vrojtuese Bogorodica në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai do të njoftohet me aktivitetet të cilët njësitë e ARM i kryejnë për përkrahje të njësiteve të MPB gjatë ballafaqimit me sfidat e krizës së emigrantëve.

Gjenrali Maksim, i cili prej dje gjendet në vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet edhe me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Mbrëmë ai u prit nga nikoqiri, shefi i Shtatmadhorisë së ARM, Metodija Veliçkovski dhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski./Telegrafi/