Shefi i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Sllovakisë, gjenerali Milan Maksim, sot do ta vizitojë Qendrën për trajnim të pilotëve dhe rajonin e Kullës vrojtuese Bogorodica në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai do të njoftohet me aktivitetet të cilët njësitë e ARM i kryejnë për përkrahje të njësiteve të MPB gjatë ballafaqimit me sfidat e krizës së emigrantëve.
Gjenrali Maksim, i cili prej dje gjendet në vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet edhe me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Mbrëmë ai u prit nga nikoqiri, shefi i Shtatmadhorisë së ARM, Metodija Veliçkovski dhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski./Telegrafi/