Site icon Telegrafi

Vazhdon vendosja e sinjalizimit rrugor në veri të Mitrovicës, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët

Po zhvillohen punimet për vendosjen e sinjalizimit rrugor në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën Veriore.

Kompania përgjegjëse për realizimin e projektit në koordinim me Policinë, mund të marrin masa për devijimin e qarkullimit rrugor në disa segmente të kësaj rruge, shkruan Telegrafi.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve derisa luten t’i respektojnë sinjalizimin e vendosur.

“Pjesëmarrësit në trafik dhe banorët e zonës luten të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe udhëzimet e autoriteteve për të shmangur vonesat dhe për të garantuar sigurinë e lëvizjes, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version