Telegrafi

Vazhdon trendi i rritjes së pagesave me kartela pagesore në Maqedoni

Qytetarët vazhdojnë të rrisin përdorimin e kanaleve digjitale për kryerjen e pagesave, veçanërisht përdorimin e kartelave pagesore dhe aplikacioneve celulare për inicimin elektronik të transfereve të kredive në tremujorin e parë të vitit 2022, kumton Banka Popullore.

Numri i transaksioneve të kryera në vend me kartela pagesore të lëshuara në vendin tonë është rritur për 15,8 për qind në vit, ndërsa vlera e transaksioneve është rritur për 13,2 për qind.

Rritje vjetore e numrit të pagesave me kartela pagesore në pikat fizike të shitjes është regjistruar për 19,5 për qind, si dhe rritje vjetore prej 8,7 për qind në pikat e shitjes virtuale (internet).

Rritje vjetore është shënuar edhe në transferet e kredisë, si në numrin e transaksioneve ashtu edhe tek ato vlerë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, qytetarët kanë kryer 17 për qind më shumë pagesa nëpërmjet transfereve të kreditit, ndërsa vlera e transaksioneve është më e lartë me 28,6 për qind.