Site icon Telegrafi

Vazhdon trendi i përdorimit të kartelave bankare në Maqedoni

Sipas hulumtimi të Asociacionit për e-tregti në Maqedoni që analizoi, në tre mujorin e parë të vitit 2023, vlera e transkasioneve në internet nga qytetarët e Maqedonisë brenda dhe jashtë, si dhe nga mbajtësit e karteleve të huaja në Maqedoninë e Veriut është 10.3 miliardë denarë ose 167.7 milionë euro dhe ka rritje prej 20.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i online transaksioneve dhe është për 13.1% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Me kartela vendore te subjektet vendore në tre muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 116.5 milionë euro dhe është për 14.1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar”, thonë nga Asociacioni për e-tregti.

Ata theksojnë se rritet vlera edhe për subjektet e huaja me kartela vendore dhe në tre muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 44.6 milionë euro ose 42% më shumë me vitin e kaluar.

“Këtë vlerë jashtë vendit, qytetarët e Maqedonisë e kanë realizuar me 1.1 milionë transaksione. Të huajt ndaj dyqaneve online në Maqedoni kanë kryer transkasione në vlerë prej 6.6 milionë euro, që është për 21.9% më shumë se viti i kaluar”, thuhet në njoftim./Telegraf/

 

Exit mobile version