Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.
Në raportin 24 orësh për coronavirus në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, bëhet e ditur se janë të hospitalizuar 66 pacientë, përcjell Telegrafi.
Prej tyre, 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 14 pacientë janë në gjendje të rëndë, ku njëri nga këta është në CPAP.
Gjithashtu, në raport thuhet se në 24-orët e fundit janë shëruar tre pacientë nga ky virus.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se 301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione./Telegrafi/