Kalimi në finale i Kroacisë dhe Francës kanë gëzuar edhe klube si Bayern Munich dhe Inter, pasi kanë një rekord interesant.
Kalimi i këtyre dy kombëtareve në finalen e Kampionatit Botëror Rusia 2018, kaun bërë që Interi dhe Bayern Munich te mbesin dy klubet e vetme që kanë pasur minimalisht nga një lojtar në finalet e Kampionatit Botëror që nga viti 1982.
Corentin Tolisso i Bayern Munich dhe Ivan Perisic e Marselo Brozovic të Interit, kanë kaluar në finale.
Për të vazhduar ky rekord interesant, duhet që Didier Deschamps, t’i jap minuta Tolissos në finalen që zhvillohet në Luzhniki.
Kjo pasi Perisic dhe Brozovic janë dy lojtarë që kanë pasur minuta në çdo ndeshje deri më tani të zhvilluar nga Kroacia.
Finalja mes këtyre dy kombëtareve do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00.
Më poshtë është lista e lojtarëve të Interit dhe Bayernit që kanë luajtur në finale. /Telegrafi/