Moti në Maqedoni vazhdon të jetë i nxehtë dhe me diell, kështu do të vazhdojë deri në ditët e fundjavës, me temperturë deri 40 gradë C, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri të shtunën moti do të jetë stabil, kurse nga e diela temperaturat do të ulen dhe moti do të jetë jostabil. Nga mesdita do të ketë kushte për reshje shiu. /Telegrafi/