Site icon Telegrafi

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 110 raste pozitive gjatë 24 orëve e fundit

Po vazhdon rritja e numrit të rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, në Kosovë. 110 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 344 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 163 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 2116.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version