Site icon Telegrafi

Vazhdon të jetë një nga meshkujt më tërheqës, por revista e vitit 1998 kishte parashikuar gabimisht dukjen e Beckhamit për vitin 2020

David Beckham është një nga meshkujt më atraktivë në botë. Në fakt, ish-mesfushori i Manchester United dhe Real Madrid u votua zgjodh si “mashkulli më seks” nga Revista People në vitin 2015.

Për dekada të tëra, Beckham ka fituar me sukses zemrat e një audiencë globale, jo vetëm për talentin e tij në fushën e futbollit, por për qëndrimin e tij të mirë dhe pamjen e tij tërheqëse.

“Asnjëherë nuk e ndiej se jam një person tërheqës, seksi”, tha ai në vitin 2015. “Dua të them që më pëlqen të vesh rroba të mira dhe kostume të këndshme dhe të dukem dhe të ndihem mirë, por kurrë nuk mendoj për veten time në atë mënyrë”, kishte thënë futbollist pasi ishte zgjedhur si “mashkulli më seksi i vitit”.

David Beckham (Foto: Michael Reaves/Getty Images/Guliver)

Por pamja e mirë e Beckhamit dhe dhëmbët e tij duhej të ndryshoheshin “për të keq” me kalimin e kohës, kjo sipas një fotografie të monetuar nga Revista “FourFourTwo” në vitin 1998, e cila kishte parashikuar se si do të dukje Davi në vitin 2020.

Kjo fotografi u kthye në trend këto ditë kur përdoruesi i Twitterit, Ian Walker, publikoi këtë imazh të vjetër nga arkiva.

Dhe ndërsa po shfletonte, një faqe e caktuar që parashikonte se si do të dukej David në vitin 2020, i tërhoqi atij vëmendjen.

Pavarësisht kësaj, revista duket se ka bërë një parashikim të gabuar, pasi dukja e Bechkamit është shumë më tërheqëse tani, nga sa ata kishin parashikuar 22 vite më parë. /Telegrafi/

David Beckham (Foto: Tim P. Whitby/Tim Whitby/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version