Telegrafi

Vazhdon suksesi i serialit “192” (Video)

Seriali ‘192’ transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës dhe është i vetmi i dobishëm për shoqërinë dhe gjithashtu vlen të përmendet se pa dyshim ky serial ka ngritur imazhin e Policisë së Kosovës.

Kjo fal punës së palodhshme të aktorëve Enver Petrovci, Shengyl Ismajli, Vjosa Abazi e sidomos suksesit të madh të aktorit Shkumbin Sopjani me regji të Krenar Belegut i cili është duke bërë senzacion me regjinë e tij.

Befasia tjetër e serialit ‘192’ përveç Gjevat Kelmendit, është bërë pjesë edhe aktori nga Hollywoodi Marko Caka, ku në fillim të prillit do të angazhohet si agjent i FBI.

Marko aktualisht është i angazhuar për ABC, në Model Woman, në rolin e Modelit viteve 70, Marvel në Luke Cage në rolin e Dedektivit Driver në CBS Limitless FBI Agent,dhe shumë projekte të tjera.

Ky i fundit në profilin e tij shkruan nga Marko Çaka: “E vlerësoj këtë rol, dhe më pëlqen të luaj pranë vëllezërve të mi, me ekipin e serialit ‘192’, që po bëjnë një punë të shkëlqyer, me plotë sakrifica”.