Site icon Telegrafi

Vazhdon suksesi i “Asnihere” (Video)

Janë në prag të publikimit të projektit të ri, por dyshja e famshme e Shkupit po vazhdojnë suksesin me videoklipin e fundit të publikuar në fund të dhjetorit të 2015-ës.

Bëhet fjalë për Adrian Gaxhën dhe Lindon Berishën, të cilët me këngën e titulluar “Asnihere” kanë arritur një sukses të madh dhe megjithëse projekti ka disa muaj që është publikuar vazhdon të jetë një nga hitet e momentit, transmeton Telegrafi.

Se kënga vazhdon të jetë nga më të preferuarat e dëshmon edhe rritja e klikimeve në kanalin “Youtube” duke arritur më shumë se shtatë milionë klikime deri më tani.

Ndryshe projekti ri i studios së tyre pritet të publikohet së shpejti.

Pas tri bashkëpunimeve, Lindoni do të vijë solo me videoklipin e ri, xhirimet e të cilit do të fillojnë brenda pak ditësh./Telegrafi/.

Exit mobile version