Të enjten në Shkup vazhdon dezinsektimi ajror dhe tokësor kundër mushkonjave, ndërsa të shtunën do të fillojë dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.
Sipas informacioneve nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi do të bëhet në disa raste.
“Dezinsektimi ajror dhe tokësor kundër mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit do të bëhet më 14.07.2022 (e enjte), në orët e hershme të mëngjesit (metoda ajrore) dhe gjatë ditës (metoda tokësore). Dezinfektimi ajror i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet më 16.07.2022 (e shtunë) dhe 17.07.2022 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit. Ndërsa, dezinfektimi tokësor i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet nga data 18.07.2022 (e hënë) deri më 21.07.2022 (e enjte), në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03: 00, të nesërmen”, thuhet në njoftim.
Nga aty theksojnë se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi do të bëhet ditën e parë në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme dhe njëkohësisht njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletët në kohë.