Telegrafi

Vazhdon spektakli i Kosovës, Vojvoda shënon në fillim të pjesës së dytë

Kosova ka vazhduar njëjtë edhe në pjesën e dytë ndaj Burkina Fasos, duke gjetur rrjetën për 3-0.

Pjesa e parë mes Kosovës dhe Burkina Fasos, doli të jetë e bukur dhe me raste, ku djelmoshat tanë ishin të saktë para porte duke shënuar dy herë.

Fidan Aliti hapi ndeshjen, ndërsa në mesin e pjesës së parë shënoi edhe Astrit Selmani.

Lexo po ashtu Pjesa e parë, Kosova 2-0 Burkina Faso: Aliti e Selmani gëzojnë Dardanët

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova arriti të gjejë edhe golin e tretë.

Një kundërsulm model u nis nga Edon Zhegrova, që gjeti Milot Rashicën i cili asistoi te te Mërgim  Vojvoda që në portën e zbrazët shënoi për 3-0.

 

Një lojë e mirë e Kosovës deri më tani, ku rastet e krijuara po kthehen në gola. /Telegrafi/