Telegrafi

Vazhdon sot vaksinimi kundër COVID-19

Foto: Arkiv

Të enjten, me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk kanë punuar qendrat e vaksinimit kundër COVID-19.

Ndërkohë që sot rikthehet puna në të gjitha qendrat e vaksinimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi do të vazhdojë sipas orareve të rregullave.

“…Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/