Site icon Telegrafi

Vazhdon sot seanca, Haradinaj sërish në interpelancë

Kuvendi i Kosovës do vazhdojë sot seancën plenare, ndërsa në rend dite do të jetë sërish interpelanca ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj do të jetë në interpelancë të kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Seanca fillon në orën 13:00.

Ndryshe, të enjten Haradinaj ishte në interpelancë në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten bëri të ditur se më 4 dhe 14 qershor do të ketë seanca plenare, ndërsa më 10 qershor do të ketë seancë solemne në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e që do të mbahet në ambientet e Lidhjes së Prizrenit.

Në seancën e 4 qershorit do të jenë në rend dite 28 pika. /Telegrafi/

 

Exit mobile version