Site icon Telegrafi

Vazhdon sot gjykimi për Muhamed Zekirin

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Në seancën paraprake, gjykimi nisi nga fillimi, pasi kanë kaluar 90 ditë prej seancës së fundit kur është mbajtur.

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Gjyqi drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.

Exit mobile version