Site icon Telegrafi

Vazhdon situata kaotike në Hong Kong, demonstruesit hedhin koktej molotovi dhe vizatojnë grafite në objektet qeveritare

Policia në Hong Kong ka njoftuar sot se demonstratat e vikendit ishin paralajmëruar si të qeta, por në terren situata esklaoi kur demonstruesit filluan të gjuajnë koktej molotovi si dhe të shkruajnë grafite nëpër ndërtesa të qeverisë.

Në protestat e vikendit të kaluar, sipas vlerësimeve të autoriteteve të sigurisë kishin marrë pjesë 183 mijë perona, derisa demonstruesit pohojnë krejt ndryshe – ata janë të bindur se ishin 800 mijë, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse demonstrata fillimisht dukej e qetë, pas disa minutave eskaloi situata”, ka njoftuar policia të pyetur për rrjedhën e demonstratave të mbajtur gjatë vikendit të kaluar.

Sipas tyre, disa demonstrues kanë shkruar grafite në muret e gjykatës, kanë hedhur koktej molotovi dhe kanë ndezur zjarrin para ndërtesës së gjykatës me ç’rast janë dëmtuar pronat shtetërore. /Telegrafi/

Exit mobile version