Genoa nuk po kalon aspak ditë të mira si klub, pasi 17 lojtarë të tyre janë të infektuar me COVID-19.
Në mesin e lojtarët të infektuar me coronavirus është edhe lojtari shqiptar, Valon Behrami, që u konfirmuar para disa ditësh.
Genoa ka njoftuar se tani janë infektuar edhe Domenico Criscito, Davide Biraschi dhe Darian Males në testimet e fundit që janë kryer.
Në një njoftim të bërë në këtë mëngjes, thuhet se edhe Petar Brlek e Miha Zajc, janë po ashtu të infektuar me pandeminë botërore.
Shkaku i infektimit të lojtarëve me coronavirus, Genoa është detyruar të shtyjë përballjen me Torinon që do të zhvillohej këtë të shtunë.
Valon Behrami, Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone dhe Davide Zappacosta, janë emrat e tjerë të infektuar me COVID-19. /Telegrafi/