Site icon Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Leard Sadriut, sërish në formacionin e javës në Slloveni

Leard Sadriu ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit slloven me fanellën e NK Muras.

Mbrojtësi i Kosovës ka qenë në një tjetër ndeshje vendimtar për skuadrën e tij dhe i pakalueshëm në mbrojtje.

Mura barazoi 0-0 me Naftan në kuadër të xhiros së 19-të, derisa Sadriu ishte më i miri në fushë për ekipin e tij.

Qendërmbrojtësi dardan u vlerësua me notën 7,7 nga SofaScore dhe zuri vendin në formacionin e javës në Slloveni.

23-vjeçari po kalon formë të shkëlqyer në Slloveni dhe në verë pritet të bëj hap të madh në karrierë, pasi nuk kanë munguar interesimet nga klubet nga kampionatet më të forta se ai i Sllovenisë. /Telegrafi/

Exit mobile version