Zymer Bytyqi ka vazhduar me formë të mirë me fanellën e skuadrës turke Konyaspor.
Reprezentuesi i Kosovës ka dhuruar një tjetër asistim në fitoren që Konyaspor e mori ndaj Bodrumspor në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Turqisë.
Bytyqi në fakt u inkuadrua nga banka rezervë, pasi trajneri i Konyaspor, Ilhan Palut kishte vendosur t’i pushonte yjet e skuadrës derisa inkuadrimi i tij ndodhi në minutën e 59-të pranë rezultatit 0-0.
Vetëm pesë minuta më vonë dhe lipjanasi asistoi te mesfushori Hadziahmetovic i cili realizoi me një gjuajte të fortë për 1-0.
Në fund Konyaspor arriti fitore pas kohës shtesë me rezultat 3-2, derisa Bytyqi ishte ndër më të mirët në fushë.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje ku ka realizuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/
GOL | 🟢 A. Konyaspor 1 🆚 0 Bodrumspor ⚪️ #ZTK
⚽️ Hadžiahmetović 64'
— Anadolu'da Bugün Spor (@AndBugunSpor) December 22, 2022