Këngëtarja Era Istrefi pa diskutim që ka thyer rekord me këngën e saj “Bonbon”, të publikuar në janar të viti 2016.
Ndonëse për shumë muaj, kjo këngë ishte “sunduese” e top listave evropiane dhe nga më të kërkuarat në “Shazam”, tani ka filluar të ketë sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kanali i njohur amerikan “KM TV”, sjellë çdo javë te telespektatorët 50 këngët më të pëlqyera të javës, dhe nga këto 50 këngë, “Bonbon” e Erës është renditur e 28-ta, një sukses ky që arrihet për herë të parë, nga një projekt i realizuar tërësisht në Kosovë.
Ajo ka arritur të lë prapa emra të mëdhenj si: David Guetta & Zara Larsson, Beyonce, Selena Gomez, Ariana Grande, Justin Timbarlake, Lukas Graham etj.
Era nuk është shqiptarja e vetme në këtë top listë, pasi pjesë e saj është edhe Bebe Rexha me bashkëpunimin e saj të fundit, me Martin Garrix “In the name of love”, ku është pozicionuar në vend të pestë.
Ndërsa në top tre vendet e para, qëndrojnë emrat e njohur të yjeve botërorë si: Justin Bieber me dy pozicione, me “Cold Water” në vend të parë dhe Katy Parry me “Rise”, e pozicionuar në vend të dytë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fX_bqkbbGrU&app=desktop