Site icon Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Arbër Hoxhës në Kroaci, me dy gola ia siguron fitoren skuadrës së tij

Arbër Hoxha ka shkëlqyer me skuadrën e Slaven Belupos të premten mbrëma, ku fituan në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Sibeniku.

Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit të Kroacisë, ku dy golat erdhën nga Arbër Hoxhës.

24-vjeçarin golin e parë e shënoi me kokë në minutën e 71-të për ta hapur ndeshjen.

Ndërkohë, gol të shkëlqyer realizoi në minutën e 89-të, që doli të jetë i fundit.

Ai u shmang nga një mbrojtës dhe gjuajti fuqishëm për të shënuar golin e katërt sezonal.

Hoxha luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë, ndërsa në fund të ndeshje u inkuadrua edhe Arb Manaj.

Slaven Belupo ka 20 pikë në vendin e katërt. /Telegrafi/

https://twitter.com/dardanianfan/status/1580978499887992832

Exit mobile version