Eden Hazard pritet ta veshë fanellën me numrin legjendar 7 në Real Madrid dhe fanella e re është tashmë në shitje në Dubai.
Mariano Diaz është aktualisht pronar i fanellën me numër, por këtë verë pritet të largohet nga Santiago Bernabeu pasi nuk ka bindur.
Hazardit nuk i është dhënë ende zyrtarisht numri i fanellës, por një gjë e tillë pritet t’i bëhet sot në prezantimin e tij nga ora 19:00 në stadiumin e Real Madridit.
Kjo, megjithatë, nuk e ka ndalur një dyqan në Dubai nga vendosja e fanellës në shitje.
Shitja e fanellës së yllit belg ka qenë në dispozicion që nga e premtja e kaluar, kur u njoftua nënshkrimi i lojtarit.
Fanella e ‘rrezikshme’ me numër 7 është gjithashtu në shitje në aeroportin e Barcelonës. /Telegrafi/