Real Madrid ka barazuar në shtëpi ndaj Eibarit me rezultat 1-1.
Skuadra e Zinedine Zidanes u befasua me fillim të ndeshje, kur në minutën e gjashtë të takimit pranuan gol.
Ishte mesfushori Fran Rico, i cili ka shënuar golin e epërsisë për mysafirët, pas asistimit të Ander Capa.
Megjithatë, ‘Mbretërit’ arritën të kthehet në lojë, duke e barazuar rezultatin me anë të Gareth Bale, i cili shënoi me kokë në minutën e 17-të, pas asistimin preciz nga Cristiano Ronaldo.
Deri në fund të pjesës së parë, të dy skuadrat patën nga një rast të mirë për gol, ku në minutën e 19-të, Eibar rrezikuan me anë të Florian Lejeune, ndërsa Reali me anë të Ronaldos në minutën e 31-të, por në të dy rastet ishin dështuan.
Në pjesën e dytë, Zinedine Zidane bëri dy zëvendësime, duke u hedhur në sulm me të gjitha forcat për të kërkuar golin e epërsisë.
Reali golit të epërsisë iu afruan disa herë me Cristiano Ronaldon (53’), Alvaro Morata (55’) dhe Gareth Bale (60’), por iu mohua nga portieri mysafirë.
Deri në fund të takimit të dy skuadrat patën edhe disa gjysmë-raste, por pa sukses dhe kështu ‘Los Blancos’ barazuar edhe në ndeshjen e tretë radhazi në La Liga, teksa Eibar mori një pikë shumë të rëndësishme.
Në javën e ardhshme, Reali udhëton tek Real Betis, teksa Eibar pret në shtëpi skuadrën e Osasunan. /Telegrafi/
https://twitter.com/AhmedOm51544020/status/782587003456061441
Golllllllll de Bale my 17 #RealMadridEibar #HalaMadrid pic.twitter.com/VajuoPitXf
— José Antonio Márquez (@jamarcaldes1) October 2, 2016